KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Statuja e shenjtores së madhe Nënë Tereza vedoset në Rio De Zhaneiro
nene tereza

Statuja e shenjtores së madhe Nënë Tereza vedoset në Rio De Zhaneiro

Një tjetër shqiptare përveç Majlinda Kelmendit ze vend në Rio De Janeiro. Është statuja e shenjtores së madhe Nënë Tereza e cila është vendosur në një shesh të rëndesishëm të  Rio De Zhaneiro në  Brazil. Vepra është realizuar nga skulptori Thoma Thomai, mundesuar nga biznesmeni Kadri Morina. Për realizimin e saj është punuar disa muaj në Qendren e Realizimit të Veprave të Artit, ndërkohë që lobimi nga ana e Morinës për vendosjen në Rio ka nisur prej dy vjetësh. Pas bekimit në Kishë ku merrnin pjesë motrat e urdhrit të Nënë Terezës në Brazil, ministrja e arsimit dhe sporteve Lindita Nikolla, përfaqësues të Komitetit Olimpik Kombëtar si dhe admirues të veprës së shenjtores shqiptare u organizua dhe një ceremoni zyrtare me përfaqësuesit bashkiake të Rio De Janeiros.