KRYEFAQJA » LAJME » Stefo i ASHE fiton Bashkinë e Kolonjës
Stefo i ASHE fiton Bashkinë e Kolonjës

Stefo i ASHE fiton Bashkinë e Kolonjës

Mjeku Ilia Stefo i Aleancës për Shqipërinë Europiane do të jetë kreu  ri i Bashkisë së Kolonjës. Ai mori 2100 vota më shumë se rivali i tij agroambientalisti Dritan Hajro. Rezultati është zyrtarizuar edhe nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve sipas të cilit kandidati Stefo ka marrë 5136 vota ndërsa rivali i tij  ka marrë 3053 vota. Zgjedhjet e së djelës në Kolonjë u zhvilluan përgjithësish të qeta me disa episode tensioni. Opozita akuzoi maxhorancën për përpjekje për blerje votash, por kjo e fundit i hodhi poshtë akuzat. Pjesmarrja në këto zgjedhje ishte e ulët, më pak se 50 përqind e rreth 17 mijë votuesve. Më pak se një vit nga mbajtja e zgjedhjeve parlamentare, maxhoranca e majtë synonte të konfirmonte se ajo mbështetet nga shumcia e shqiptarëve për reformat e saj gjatë katër viteve në pushtet, ndërsa opozita synonte të provone të kundërtën, sipas saj rrënimin e Shqipërisë.