KRYEFAQJA » LAJME » Steinmaier në Tiranë me mision për miratimin e Reformës në Drejtësi
Steinmaier në Tiranë me mision për miratimin e Reformës në Drejtësi

Steinmaier në Tiranë me mision për miratimin e Reformës në Drejtësi

Mbështetja dhe miratimi i paketës së ligjeve për Reformën në Drejtësi, duket se ka qenë misioni i ministrit të jashtëm gjerman, Frank Valter Stainmaier, në vizitën e tij të martën në Tiranë. Zoti Stainmaier ka zhvilluar takime intensive me ministrin e jashtë Bushati, shefin e opozitës Basha dhe kryeministrin Rama të cilëve duket se u ka shprehur të njëjtin mesazh. “Forcat politike të gjejnë kurajon për të marrë vendimet e duhura dhe do të nevojitet edhe mbështetja konkrete e opozitës për miratimin e Reformës në Drejtësi” tha ai pas takimit me kryeministrin Rama. Sipas ministrit të jashtëm gjerman, vendi i të cilit është ndër promotorrët dhe mbështetësit më me potencë të rrugëtimit europian të Shqipërisë, “Kjo është në interes kombëtar, të së ardhmes së vendit dhe të transparencës, që të përmbyllet për të forcuar luftën kundër korrupsionit”. “Shpresoj që forcat politike të gjejnë gjuhën e përbashkët, të pritshmërisë edhe të Komisionit Europian, për përmbylljen e Reformës në Drejtësi” tha ministri i jashtëm gjerman, Frank Valter Stainmaier.