KRYEFAQJA » LAJME » Steinmeier: Shqipëria i meriton negociatat, por vetingu të çohet deri në fund

Steinmeier: Shqipëria i meriton negociatat, por vetingu të çohet deri në fund

Shqipëria e ka merituar rekomandimin për negociatat ndërkohë që procesi i vetingut duhet të çohet deri në fund. Gjermania është rikonfirmuar në krah të Shqipërië edhe në javët që paraprijnë Këshillin Europian të dhjetorit, ministri i jashtëm shqiptar Bushati  është siguruar nga homologu i tij Steinmeier, mes entuziazmit që pritmëritë e Gjermnisë ishin tejkaluar. “Kjo është shprehje e një zhvillimi dhe e një konsolidimi të brendshëm politik dhe kjo çon në konstatimin që unë e thashë edhe në bisedime se Shqipëria çka nuk pritej edhe nga shumë në Gjermani, është shndërruar në një spirancë stabiliteti në vitet e fundit në Ballkanin Perendimor dhe është nje partner i ngushtë jo vetëm i të gjithë europianeve së bashku, por edhe për Gjermaninë. Jam optimist dhe e inkurajojmë Shqipërinë që të vazhdojë në rrugën e nisur të integrimit europian” tha zoti Steinmeier. Ministri i Jashtëm gjerman nuk i ka nguruar të shprehi vlerësime personal për homologun shqiptar në kontekstin e rëndësisë që ka faktori veprues në Ballkanin perëndimor. “I dashur Ditmir, ti më je bërë edhe personalisht vitet e fundit një këshilltar i rëndësishëm dhe ke njohuri të thella në situatat e brëndshme të shteteve të Ballkanit Perëndimor” tha zoti Steinmaier.  Faktori shqiptar është i pranishëm në gjithë shtetet e rajonit, çka e bën refererimin politik të pashmangshëm.