KRYEFAQJA » LAJME » Steinmeier: Të gjithë palët duhet të mendojnë për të ardhmen e vendit
Steinmeier: Të gjithë palët duhet të mendojnë për të ardhmen e vendit

Steinmeier: Të gjithë palët duhet të mendojnë për të ardhmen e vendit

Ministri i jashtëm gjerman Frank Valter Steinmeier ndodhet në Shqipëri për të inkurajuar palët politike të gjejnë gjuhën e përbshkët për miratimin e Reformës në Drejtësi. “Kam ardhur për reformën në drejtësi” tha ai gjatë konferencës për shtyp me mikpritësin e tij shqiptar Ditmir Bushati. Zoti Steinmeier ka kujtuar se mosmiratimi i i kësaj reforme procesi i anëtarësimit nuk do të ecë shpejt. “Jam këtu për të thënë se kjo është situatë në të cilën të gjithë palët duhet të mendojnë për të ardhmen e vendit. Debatet për sistemin e drejtësisë duhet të zhvillohen fair play si në futboll” tha ministri i jashtëm gjerman. Një thirrje i ka drejtuar ai edhe opozitës. “Në opozitë nuk fitohet gjithmonë vetëm duke refuzuar. Ka situata kur një qeveri duhet të marrë rrisqet përpara dhe opozita nuk duhet të mendojë vetëm për përfitime afatshkurtra, por dhe afatgjata” tha ministri i jashtëm gjerman.  “Duam një sistem drejtësie të pavarur që të mos orioentohet nga interesat vetjake, por nga fakti se duhen të mbrohen interesat e qytetarëve. Shpresoj shumë që reforma në sistemin e drejtësisë të mos jetë një pengesë në rrugën drejt BE-së. Ne na duhet një Shqipëri demokratike me një sistem drejtësie të pavarur që të luftojë korrupsionin” tha ministri i jashtëm gjerman Frank Valter Steinmeier.