KRYEFAQJA » LAJME » Stenmeier i konfirmon mbështetjen ministrit Bushati gjatë një takimi në Berlin

Stenmeier i konfirmon mbështetjen ministrit Bushati gjatë një takimi në Berlin

Përpjekjet e Shqipërisë dhe ecuria e reformes në drejtësi mbështeten nga Gjermania dhe do të gjeje shprehje dhe në raportet e komisionit europian që pret vendi. Ministri i jashtëm gjerman Stenmeier ia ka konfirmuar ministrit të jashtëm shqiptar gjatë një takimi në Berlin, mbështetjen pa kushte të vendit të tij për përpjekjet për reforma ekonomike dhe sidomos ajo në drejtësi, që qeveria shqiptare ka ndërmarrë prej disa vitesh tashmë. Duke folur për këto steinmaer kërkoi që të përfundohet dhe momenti i miratimit dhe kthimit të saj në realitet si një gur shumë i rëndësishem në rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE. Reformat ekonomike dhe angazhimi i qeverisë për ekspertizë sa më të gjerë ndërkombëtare për reformën në drejtësi janë tregues të një modeli që ne nuk e kemi parë në rajon, ka vecuar ministri i jashtëm gjerman.

Ministri Bushati ka ndarë kontributin e Gjermanisë si mbështetje nga afër nëpërmjet iniciativave gjermane, kryesisht me Procesin e Berlinit, si për sa i përket normalizimit të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Serbisë, por dhe një ecuri pozitive per dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe një ritëm më pozitiv në bashkëpunimin rajonal i demonstruar në Konferencën për Ballkanin Perëndimor në Berlin, në Vjenë dhe së shpejti në Paris.

Ministri steinmaeir, duke ndarë rëndësinë e stabilitetit që paraqet Shqipëria, në rajon, ka bërë të ditur se ka biseduar me ministrin shqiptar se çfarë mund të bëjnë që të evitojnë konfliktet e mëtejshme të dhunshme në Maqedoni, që kanë vazhduar pavarësisht përpjekjeve intensive nga BE dhe veçanërisht të Komisionerit Hahn. Ministri bushati ka dhënë garanci për mbështetjen e Shqipërisë në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm përkrah vendeve aleate të NATO-s, ministri gjerman që ka konfirmuar se së shpejti do të vizitojë Tiranën.

Kriza migratore, bashkëpunimi politik dhe policor i Shqipërisë me Italinë dhe Greqinë në këtë kuadër, lufta kundër trafiqeve, situata e rendit në vend ishin fokusi i diskutimit gjatë drekës së punës që Ministri Bushati pati me Sekretaren e Shtetit në Ministrinë Federale të Brendshme, Dr. Emily Haber. Ndërkohë ministri i jashtëm është takuar dhe me Këshilltarin e Kancelares Merkel për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë, Christoph Heusgen, si dhe Këshilltarin tjeter Uëe Corsepius. Ministri Bushati ishte i ftuar në aktivitetin me përfaqësues të shoqërisë civile, studiues të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe Human Rights ëatch, ndërsa ishte i ftuar në Komisionin e Çështjeve Evropiane në Bundestag, në një seancë dëgjimore.