KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Stërvitja e përbashkët ushtarake; Gjeorgjia, Azerbajxhani dhe Turqia bien dakord
ushtri

Stërvitja e përbashkët ushtarake; Gjeorgjia, Azerbajxhani dhe Turqia bien dakord

Ministrat e Mbrojtjes së Gjeorgjisë, Azerbajxhanit dhe Turqisë janë takuar në Qabala të Azerbajxhanit për të diskutuar rreth ushtrimeve të përbashkëta ushtarake. Pas takimit të djeshëm, ministri i Mbrojtjes i Azerbajxhanit, Zakir Gasanov, tha se është rënë dakord të mbahen ushtrime të përbashkëta ushtarake, për të shtuar kapacitetet dhe gatishmërinë e trupave të tyre. Takimi vjen në kohën kur presidentët e Azerbajxhanit dhe Armenisë, me ndërmjetësuesit nga SHBA, Rusia dhe Franca, do të takohen në Vjenë, për të diskutuar për rajonin e trazuar të Nagorno – Karabakhut.