KRYEFAQJA » LAJME » Stoltenberg mbërrin në Tiranë
Stoltenberg ne Tirane

Stoltenberg mbërrin në Tiranë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka mbërritur në Tiranë, në vizitën e tij të parë zyrtare në Shqipëri. Në selinë e qeverisë shqiptare ai është pritur me të gjitha nderet nga kryeministri Edi Rama. Më pas Rama dhe Stoltenberg kanë nisur takimin mes dy delegacioneve. Ndërsa në orën 11:40 Kryeministri Edi Rama dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, do të japin një konferencë të përbashkët për shtyp.
Stoltenberg pritet të zhvillojë sot takime edhe me Presidentin e Republikës, Bujar Nishani, në orën 16:00, me ministrin e Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, në orën 12:00 dhe me ministren e Mbrojtjes, Mimi Kodheli.