KRYEFAQJA » LAJME » Stoltenberg në Tiranë: “Kjo nuk është luftë mes Perëndimit dhe botës Islame, kjo është luftë kundër ekstremizmit”
Stoltenberg në Tiranë: "Kjo nuk është luftë mes Perëndimit dhe botës Islame, kjo është luftë kundër ekstremizmit”

Stoltenberg në Tiranë: “Kjo nuk është luftë mes Perëndimit dhe botës Islame, kjo është luftë kundër ekstremizmit”

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, përgëzoi Shqipërinë për angazhimin e saj në Aleancën, sigurinë në Ballkan dhe kontributet në misionet e paqes. Zoti Stoltenberg, i cili ka mbërritur të enjten Tiranën, në vizitën e tij të parë që kur është zgjedhur kreu i NATO-s, tha gjatë një konference për shtyp me kryeministrin shqiptar Edi Rama “se ka shumë rëndësi që si Sekretar i NATO-s të vizitoj Tiranën, pasi i vlerësojmë shumë kontributet e Shqipërisë si aleate e NATO-s”. Ai u shpreh se “Vlerësojmë rolin përforcues të Shqipërisë në Ukrainë dhe Gjeorgji dhe veçanërisht në Ballkanin perëndimor”.“Nëpërmjet bashkëpunimt me fqinjët ju ofroni një kontribut të vlefshëm në mbarë Rajonin” tha zoti Stoltenberg. Duke ju refferuar vendimit të fundit të NATO-s për të anëtarësimin e Malit të Zi, kreu i NATO-S tha se “Ne ftuam Malin e Zi për t’u bërë pjesë e Aleancës, vendim që tregon angazhimin tonë për dyert e hapura. Kjo përmbush angazimin tonë për të integruar ballkanin perëndimor brenda kësaj Aleance”tha Jens Stoltenberg.
Kreu i Aleancës u ndaj edhe tek rrezik i terrozimit. “Siguria jonë po sfidohet dhe NATO po i përgjigjet duke iu përshtatur aspekteve të kësaj sigurie” tha zoti Stoltenberg. “Ajo që ndodhi në Paris tregon se asnjë vend nuk është i paprekshëm ndaj saj që pamë në Paris. Na duhet të gjithëve të intensifikojmë përpjekjet për të luftuar terrorizmin” u shpreh kreu i NATO-s në Tiranë.
“Është me rëndësi të theksojmë se ky nuk është konflikt mes Islamit dhe Perëndimit, por përmes terrorizmit dhe shoqërive të hapura. Shumë prej sfidave që po përballim duhet të trajtohen përmes diplomacisë. Na duhet të vazhdojmë të investojmë në mbrojtjen tonë, ashtu siç vendosën shefat e qeverive të vendeve anëtare të NATO-s, kur u takuan në Uells” tha zoti Stoltenberg. Sipas tij për të luftuar ekstremizmin duhen ndihmuar vendet e atij rajoni që të rrisin kapacitet për të luftuar vetë terriozmin. “Këtë bëjmë në Afganistan, këtë bëjmë në Jordani, duke ndihmuar forcat e tyre për të luftuar ekstremizmin. Duhet të mendojm sësi të përfshijmë forcat lokale për të luftuar ekstremizmin. Kjo nuk është luftë mes Perëndimit dhe botës Islame, kjo është luftë kundër ekstremizmit” theksoi kreu i NATO-s Jens Stoltenberg gjatë vizitë së tij të enjten në Tiranë.