KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Stoltenberg: “Nuk duam një tjetër Luftë të Ftohtë”
nuk duam një tjetër Luftë të Ftohtë”
EPA/JACEK TURCZYK

Stoltenberg: “Nuk duam një tjetër Luftë të Ftohtë”

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg deklaroi sot se ”nuk duam një tjetër Luftë të Ftohtë”.  ”Lufta e Ftohtë ka ngelur në të kaluarën. Jemi në kërkim të një dialogu konstruktiv dhe të kuptimtë me Rusinë”, theksoi ai në samitin e Varshavës, kushtuar kryesisht problemeve globale të sigurisë. Në këtë deklaratë, Stoltenberg shtoi se në samit do të diskutohej edhe e ardhmja e NATO-s si pjesë e vlerave të përbashkëta. ”Ne do të dislokojmë njësi multinacionale të NATO-s në Estoni, Letoni, Lituani dhe Poloni. Këto njësi do të jenë të përkohshme dhe të ndërrueshme. Ne kemi forcuar mbrojtjen ajrore të Turqisë me Sistemin e Alarmimit të Hershëm dhe Kontrollit (AWACS) dhe sistemet e mbrojtjes raketore”, theksoi ai. Stoltenberg gjithashtu tërhoqi vëmendjen për forcimin e mbrojtjes kundër sulmeve kibernetike dhe atyre me raketa balistike, duke thënë se çdo veprim është në të mirë të mbrojtjes, është proporcional, transparent dhe në përputhje me ligjet ndërkombëtare. (Sipas ATSH)