KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Stoltenberg: Nuk ka kontradikte mes mbrojtjes së fuqishme evropiane dhe NATO-s
jens stoltenberg, nato, be, fjalim, forca ushtarake, sllovaki, sekretari i pergjithshem

Stoltenberg: Nuk ka kontradikte mes mbrojtjes së fuqishme evropiane dhe NATO-s

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg vlerësoi se Bashkimi Evropian do të riforcojë mjetet e mbrojtjes pa dëmtuar strukturën e Aleancës së Atlantikut, ndërsa qeveria britanike ka shfaqur polemika të ashpra në lidhje me këtë çështje. “Nuk ka asnjë mosmiratim mes një mbrojtje të fortë evropiane dhe një NATO-je të fortë”, deklaroi kreu i Aleancës, në prani të shefes së diplomacisë evropiane, Federica Mogherini, në vazhdën e një takimi të ministrave të Mbrojtjes së BE-së në Bratislavë. Por Britania e Madhe, ndonëse jashtë BE-së, permes ministrit te Mbrojtjes Majkell Fajon, deklaroi se vendi I tij do t’i kundërvihet çdo ideje të një ushtrie evropiane, sepse NATO-ja duhet të mbetet guri i themelit të mbrojtjes në Evropë. “Ne po dalim nga BE-ja por mbetemi të angazhuar në favor të sigurisë së Evropës, apo të vendosjes së më shumë ushtarëve në Estoni dhe Poloni”, deklaroi Fallon në Bratislavë në takimin që iu kushtua përforcimit dhe bashkëpunimit evropian në çështjet e mbrojtjes.