KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Stoltenberg: Qëndrimi i Britanisë në NATO, mbetet i pandryshuar
nato

Stoltenberg: Qëndrimi i Britanisë në NATO, mbetet i pandryshuar

Sekretari i Përgjithshëm i aleancës ushtarake, Jens Stoltenberg tha se qëndrimi i Britanisë së Madhe në NATO do të mbetet i pandryshuar pas vendimit të vendit për t’u larguar nga BE-ja. “Ndërsa kjo përcakton kapitullin e ardhshëm në marëdhënien e saj me BE-në, kam bindjen se qëndrimi i Mbretërisë së Bashkuar në NATO do mbetet i pandryshuar”, deklaroi ai. “Britania e Madhe do te mbetet nje aleat i fortë dhe i përkushtuar i NATO-s”, shtoi Stoltenberg. ”Ndërkohë, NATO-ja mbetet e angazhuar për një bashkëpunim të ngushtë me BE-në. Një NATO e bashkuar, e fortë dhe e vendosur mbetet nje shtyllë e rëndësishme e stabilitetit në një botë të trazuar”, tha ai.