KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Stoltenberg takohet me Erdogan për çeshtjen Siriane
Erdogan-Stolrenberg

Stoltenberg takohet me Erdogan për çeshtjen Siriane

Sekretari i përgjithshem i NATO-s Stoltenberg ndodhet sot në Ankara, ku është takuar me Presidentin turk Erdogan. Sipas mediave lokale, dy personalitetet kanë diskutuar çështjen siriane, sigurinë e kufinjve, Irakun si dhe luftën kundër shtetit islamik. Përpjekjet e NATOs për të ndaluar trafikimin njerëzor përmes detit Egje ishte një tjetër teme e diskutuar në takim. Më herët, në një konferencë të përbashket për shtyp me ministrin e jashtem Turk, sekretari i pergjithshem i NATO-s vuri theksin tek roli kyc i Turqise ne ndalimin e trafikimit njerezor dhe migrimit të paligjshem në Europe. Ai shtoi se me ndihmen e NATO-s, Turqia po shkaterron trafikimin njerezor, duke reduktuar ne kete menyre migrimin e paligjshem ne Europe.