KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Strategjia Adriatiko-Joniane
strategjia, adriatiko joniane, kroaci, forum, maj

Strategjia Adriatiko-Joniane

Vendet e rajonit po diskutojnë në Dubrovnik të Kroacisë në forumin e parë vjetor të Strategjisë makrorajonale të BE-së për Adriatikun dhe Jonin . Me këtë strategji të prezantuar në tetor 2014, makrorajoni, strehë e 70 milionë banorëve, do të përfitojë nga rritja e bashkëpunimit në katër fusha kyçe: zhvillimi blu, transporti, cilësia mjedisore dhe turizmi i qëndrueshëm. Ministri i jashtëm Bushati dhe ministrja e integrimit Gjosha janë të pranishëm për diskutimet që pritet të kryhen për zhvillimin e rajonit. Komisionerja europiane Cretu, e pranishme në takim, tha se strategjia pritet të ndihmojë jo vetëm për rritjen e konkurencës dhe ndërlidhjes në rajon, por edhe për integrimin. Gjithashtu ajo promovon bashkëpunimin mes BE-së dhe vendeve që nuk janë anëtare të BE-së, për të garantuar që askush të mos mbetet pas në udhën e prosperitetit. Strategjia përfshin katër Shtete Anëtare (Kroacinë, Greqinë, Italinë, Slloveninë), tre vende kandidate (Shqipërinë, Serbinë, Malin e Zi) dhe një vend kandidat potencial (Bosnja dhe Hercegovina).