KRYEFAQJA » LAJME » Strehimi Social, MZHU jep mbështetje financiare për 5 bashki

Strehimi Social, MZHU jep mbështetje financiare për 5 bashki

Ministria e Zhvillimit Urban miraton fondin prej 4,571,992 lekë për 5 bashki, të cilat përfitojnë grante të menjëhershme për strehimin. 20 familjeve, bashkitë e Kavajes, Gramshit, Vlorës, Pogradecit e Korçes do t’i paguhet 10% e vlerës së banesës me kosto të ulët. 14 prej tyre kanë përfituar banesë me kosto të ulët nga Enti Kombëtar i Banesave dhe 6 familjet e tjera kanë përfituar kredi nga Banka Kombëtare Tregtare.

Gjithashtu, nëpërmjet programit të Bonusit të Strehimit, do të mbështetet financiarisht pagesa prej 50% të qirasë minimale të tregut që nga momenti kur aplikuesi fiton të drejtën e bonusit e deri në fund të vitit, për 21 familje në Bashkinë e Tropojes. Fondi i miratuar është 238 mijë lekësh.

Vetëm në dy muaj Korrik- Gusht, Ministra e Zhvillimit Urban me fondet e saj ka mundësuar ofrimin e një strehimi të përballueshëm për 79 familje. Afati i fundit për të gjitha bashkitë për të aplikuar për bonusin e strehimit është 30 Shtatori 2016.