KRYEFAQJA » LAJME » Studentët hedhin vezë në drejtim të kryeministrit Rama
Studentët hedhin vezë në drejtim të kryeministrit Rama

Studentët hedhin vezë në drejtim të kryeministrit Rama

Kryeministri socialit Edi Rama, ishte   objektiv i goditjes me vezë nga disa studentë, sipas tyre në shenjë proteste ndaj reformës në arsimin e lartë shqiptar. Zoti Rama ishte duke dalë nga Fakulteti i Shkencave Sociale ku kishte marrë pjesë në një takim me përfaqësues të biznesit, kur studentët ju drejtuan me një fjalor fyes dhe i hodhën vezë. Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë  të  ditur se zoti Rama nuk u prek nga ky sulm. Truprojat e tij dhe policia kanë  ndërhyrë  me forcë  duke neutralizuar studentët. Policia ka ndaluar 8 persona që dyshohet të kenë hedhur vezët në drejtim të kryeministrit, ndërsa janë  bërë  të  njohur edhe emrat e të  ndaluarve. Një grupim studentor i quajtur “Lëvizja për Universitetin”, deklaroi se “qeveria përdori forcën për të kaluar forcërisht një reformë që pasuron universitetet private, ndërsa tashmë po përdor dhunën policore për të ruajtur privilegjet e privatëve”. Ngjarja është pasqyruar në mënyra të ndryshme nga mediat shqiptare. Ndër të parët që ka reaguar ishte ish kryeministri Sali Berisha. “Sot nisi revolta e studenteve” shkruajti ai në Fejsbuk. Zyra e kryeministrit ende nuk ka dhënë versionin e saj rreth ngjarjes si dhe komente. Vetë zoti Rama është parë të  jetë  mjaftë  i qetë dhe ka shprehur habinë  e tij , kur duke dalë  nga selia e PS është pyetur në se do të lirohen studentët. Ai u takua më  pas me disa simpatizantë  të majtë që  kishin dalë  për ta pritur.