KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Stuhi rëre në Kinë
Sand_storm_China

Stuhi rëre në Kinë

Banorët e prefekturës së Kashgar-it në Kinë janë tmerruar nga një mur rëre 100 metra i lartë. Rëra mbuloi ndërtesa e njerëz. Autoritet lokale të meterologjisë lëshuan alarmin portokalli, i dyti për nga shkalla e rrezikut. Stuhia frikësuese zgjati për mbi një orë me erëra të forta, pluhur që ngrihej në ajer dhe rënie temperaturash. Në fillim të majit, një tjetër stuhi e fortë rëre goditi rajonin autonom Xinjiang-ut dhe provincën Qinghai, duke shkaktuar ndotje të skajshme të ajrit, bllokime të mëdha të trafikut, vonesa e në disa raste edhe anulime të fluturimeve. Studimet shkencore i atribuojnë këtij fenomeni 1,4 milionë vdekje të parakohshme çdo vit në Kinë.