KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Stuhi të fuqishme kanë goditur Francën

Stuhi të fuqishme kanë goditur Francën

Bregu veri-perëndimor i Francës është goditur nga një stuhi e fuqishme, ku era e fortë dhe dallgët gjigande i kanë detyruar autoritetet të japin paralajmërime për sigurinë, dhe t’u kërkojnë banorëve të qëndrojnë larg vijës bregdetare.  Në Finister, të rajonit të Bretanjës, era arriti shpejtësinë e 140 kilometrave në orë gjatë natës të së dielës, ndërsa në pjesë të tjera të këtij rajoni dhe në Normandi shënoi nivelin e 120 kilometrave në orë. Ministri i Brendshëm Bernard Kazënov, u bëri thirrje banorëve të brigjeve të Atlantikut dhe ishujve të Kanalit të tregojnë kujdes. Shërbimi kombëtar i motit njoftoi se kjo situatë do të vijoje deri në orët e vona të ditës së hënë.