KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Stuhia shkakton dëme në serat e Roskovecit
Stuhia shkakton dëme në serat e Roskovecit

Stuhia shkakton dëme në serat e Roskovecit

Stuhi të forta të shoqëruara me reshje të dendura shiu, kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në serat e fermerëve të Bashkisë së Roskovecit. Në pak minuta stuhia ka shkaktuar dëme të mëdha në të mbjella e sidomos në serat e mbi 15 fermerëve të zonës së Sukës, në njësinë administrative Strum. Sipërfaqet kanë qënë të mbjella me prodhime të stinës, si domate,  kastraveca dhe zarzavate të tjera të cilat kishin nisur të dilnin në treg. Konstruksionet e serave janë rrafshuar me tokën, ndërsa banorët thonë se mbulesat që mbronin prodhimet janë prishur. Të gjithë pronarët e serave janë të paisur me kartën e fermerit. Kryebashkiakja e Roskovecit, Majlinda Bufi është vënë në dieni të kësaj ngjarjeje, dhe është takuar me fermerët duke i siguruar ata se duke nisur nga sot, në terren, do të shkojë një ekip për verifikimin e të gjitha dëmeve që shkaktoi stuhia.