KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Sudan i Jugut: Bie avioni rus, mund të jenë 40 të vdekur
Sudan i Jugut: Bie avioni rus, mund të jenë 40 të vdekur

Sudan i Jugut: Bie avioni rus, mund të jenë 40 të vdekur

Një tjetër lajm tragjik nga aviacioni rus. Një avion mallrash që mbante pesë anëtarë ekuipazhi dhe shtatë pasagjerë u rrëzua në afërsi të aeroportit në Juba, kryeqyteti i Sudanit të Jugut, menjëherë pas u ngrit për fluturim, njoftojnë agjensitë e lajmeve. Incidenti ndodhi rreth 800 metra nga aeroporti. Avioni i rrëzuar ishte i tipit “Antonov 12”. Sipas Russia Today, në lidhje me aksidentin ka “raportime kontradiktore”, pasi nga rrëzimi i  avionit mund të jenë vrarë edhe njerëz të cilët ishin në terren . Mendohet që numri i viktimave është rreth 40, por sipas mediave, dy persona, një prej tyre fëmi, kanë arritur të mbijetojnë.