KRYEFAQJA » LAJME » Suedi, tifozët e vjetër zëvëndësojnë fëmijët

Suedi, tifozët e vjetër zëvëndësojnë fëmijët

Ka ndodhur pikërisht në Stadiumin me emrin më të përshtatshëm, “Friends Arena, apo shqip, “Arena e Miqve” të kryeqytetit të Suedisë, Stokholmit. Tifozëve që erdhën në këtë stadium për të ndjekur ndeshjen AIK Stokholm-Gefle IF të nivelit më të lartë të Kampionatit Suedez të Futbollit, iu ofrua një surprizë. Në daljen e skuadrave në fushë, fëmijët ishin zëvendësuar nga tifozët më të vjetër të AIK-uit. Në krye të tyre ishte një figurë e njohur e futbollit kontinental dhe atij botëror, ish-presidenti i UEFA-s, Lenart Johanson.
Kjo suprizë ishte pjesë e fushatës së klubit kryeqytetas të AIK-ut për të tërhequr brezin e humbur të tifozëve.