KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Suedia do të dëbojë mbi 80 mijë azilkërkues
Suedia do të dëbojë mbi 80 mijë azilkërkues

Suedia do të dëbojë mbi 80 mijë azilkërkues

Suedia pritet që të dëbojë mbi 80 mijë azilkërkues, pasi aplikimet e të cilëve janë refuzuar. Lajmi është dhënë nga ministri i Brendshëm suedez, Anders Ygeman. “Ne jemi duke folur për 60 mijë njerëz, por numri mund të shkojë deri në 80 mijë” citohet të ketë thënë ministri nga mediat suedeze. Suedia, me 9.8 milionë banorë, është një nga vendet e Bashkimit Europian që ka pranuar numrin më të madh të refugjatëve në raport me popullsinë e saj. Në vitin 2015, rreth 163 mijë emigrantë aplikuan për azil në Suedi. Nga 58 mijë e 800 aplikime të verifikuara, rreth 55 përqind janë pranuar. Sipas autoriteteve numri i të ardhurve ka rënë në mënyrë të ndjeshme që kur ky vend miratoi një sistem të ri kontrolli në kufi i cili hyri në kufi më 4 janar. Ndërkohë, vrasja e një punonjëseje sociale 22-vjeçare nga një djalosh somalez në një qendër refugjatësh pak ditë më parë, ngjalli revoltë, ndërsa detyroi zyrtarët suedezë që të kërkojnë më shumë siguri në këto kampe dhe qendra. Deklaratat për dëbime nga Suedia erdhën në një kohë kur Europa nuk po arrin të përballojë fluksin e refugjatëve të cilin nuk e po ndal as temperaturat poshtë zeros. Kombet e Bashkuara deklaruan se më shumë se 46 mijë njerëz kanë arritur në Greqi vetëm këtë vit, ndërsa mbi 170 të tjerë kanë humbur jetën.