KRYEFAQJA » LAJME » Suedia mbështet integrimin e Shqipërisë

Suedia mbështet integrimin e Shqipërisë

Suedia do ti japi Shqipërisë mbështetje për integrimin europian. Kjo ju bë e ditur kreut të parlamentit shqiptar Ilir Meta gjatë vizitës së tij në Stokholm nga mikpritësis i tij Urban Alin. Zoti Alin ka shprehur ndërkohë  gatishmërinë për promovimin e Shqipërisë pranë komunitetit të investitorëve suedeze dhe dhomave të tregtisë.