KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Sukses në bisedimet për Sirinë

Sukses në bisedimet për Sirinë

Bisedimet e fuqive botërore për krizën e Sirisë, ka përfunduar me sukses. Sekretari amerikan i shtetit Xhon Kerry, ka njoftuar në një konference të përbashkët për shtyp me homologun rus Lavrov dhe të dërguarin e OKB-se de Mistura, se në takimin e Mynihut është rënë dakord për të zbatuar marrëveshjen e armëpushimit, e cila nuk do të vlejë për grupet xhihadiste të Shtetit Islamik dhe Al-Nusran. Sipas sekretarit amerikan e shtetit, fuqitë e mëdha kanë rënë dakord për të përshpejtuar dhe për të zgjeruar programin e ndihmave humanitare. Më shumë se 250,000 persona kanë humbur jetën për shkak të konfliktit të përgjakur që vijon në vend prej një periudhë pesëvjeçare.