KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Suksesi i 14-vjecarit shqiptar në Amerike
Suksesi i 14-vjecarit shqiptar në Amerike

Suksesi i 14-vjecarit shqiptar në Amerike

Në Amerike bëhen mrekulli. Nje djalë 14 vjeçar, Dean Ismajli me banim në Lantana te Floridas  ka hapur kompaninë e vet “Sneakerheadexpress” e cila merret me shitblerjen e atleteve dhe punët po i shkojnë mirë.

“Brenda pak kohe fitova 30 mijë dollarë”, thotë Dean në prani të prindërve Haradinit dhe Fatimes, të cilët i kanë krijuar të gjithë kushtet për t’u marrë me biznes e për të vazhduar njëkohësisht shkollimin në “Maritime Academy High School” në Lantana të Florida-s.

Si funksionon ky lloj biznesi?

“Unë blej atlete të markave të njohura me çmime të ndryshme nga ato që vështir gjenden në treg dhe pastaj i shes me çmime më të shtrenjta. Thjeshtë, blej lirë e shes shtrenjtë. Blej e shes përmes facebook, e-bay dhe website-it tim: www.sneakerheadexpress.com”, thotë Dean

Në pyetjen se cila është dëshira e tij kur të rritet, Dean thotë:

“Kam dëshirë të bëhem sipërmarrës si prindërit e mi që janë pronarë të një restoranti dhe pasurive të patundshme në Florida. Jam i lumtur me këtë biznes që bëj tani dhe me paratë që fitoj blej gjëra për vete madje edhe për prindërit e mi”, thotë Dean dhe shton se “çelësi i suksesit në biznes është të duash atë që bën dhe të blesh me çmime të ulëta e t’i shesës me çmime të larta por njëkohësisht të kesh kënaqësi e të jesh i sinqertë në biznes”.

Gjithçka filloi kur Dean ishte edhe më i vogël dhe i donte atletet. Ai u ftua nga shokët e tij Jacob dhe Dylan në një mbrëmje të quajtur “Solefest” në West Palm Beach dhe bleu atlete me çmime $600 të cilat i shiti me çmime të dyfishuara.

“Paratë e fituara do t’i investoj dhe një ditë kam në plan të hapë shitore për të fituar edhe më shumë”, shton Dean , i cili luan futboll, basketboll dhe merret edhe me fotografi.

Lojtari i preferuar i tij është Ronaldo ndërsa basketbollistët Michael Jordan, Larry Bird dhe Kobe Bryant.

Biznesi që ka filluar Dean është për t’u lakmuar edhe për personat e rritur.

Ata që e njohin e admirojnë se si në këtë moshë është në gjendje të mendojë si një biznesmen i rritur e me përvojë.

Kjo ndodh “Vetëm në Amerikë e askund tjetër”, thotë nëna e tij Fatimja, e lumtur me sukseset e të birit.