KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Sulm ajror në Irak,250 ushtarë të Shteti Islamik të vrarë
Sulm ajror në Falluxha të Irakut,250 ushtarë të Shteti Islamik janë vrarë

Sulm ajror në Irak,250 ushtarë të Shteti Islamik të vrarë

Të paktën 250 ushtarë të Shteti Islamik janë vrarë gjatë një sulmi ajror në Falluxha të Irakut. Sulmi vjen 24 orë pas sulmit në Stamboll ku dyshohet se ISIS është përgjegjës. Mediat amerikane raportojnë se gjatë aksionit janë shkatërruar 40 vetura. Në pamje mund të shihen bombardimet e kryera nga SHBA. Një burim ushtarak konfirmoi se një numër i lartë ushtarësh ishin nisur drejt provincës së al Qaim në kufi me Sirinë. Ky qytet është ende në duar të kalifatit. Falluxha është çliruar ditët e fundit nga ushtria irakiane në bashkëpunim me koalicionin ndërkombëtar. Falluxha ndodhet rreth 50 kilometra nga Bagdadi dhe ende luftohet në veri të Sirisë që është nën kontrollin e kalifatit.