KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Sulm i armatosur në Amerikë
sulm i armatosur ne amerike

Sulm i armatosur në Amerikë

Të paktën shtatë persona, mes të cilëve një vajze 14-vjecare, kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur në atë që policia e quajti një valë të shtënash, të cilat ndodhen mbrëmjen e së shtunës në tre vende të ndryshme të qytetit Kallamazu në Miçigan të SHBA-së. Sulmi i parë i armatosur ndodhi në një parking makinash ku u plagos një grua. Më pas dy persona, babë e bir, u vranë në një sallon makinash dhe pesë persona të tjerë humbën jetën në një restorant pasi një mashkull i bardhe në të 50tat, që ngiste një Shevi blu, doli nga makina e tij, bisedoi me njerëzit dhe më pas hapi zjarr. Në orët e para të së dielës, policia njoftoi se kishte arritur të ndalonte një të dyshuar për sulmin, të cilit iu gjetën edhe armë në makinën e tij. Personi ishte dorezuar pa bërë rezistencë. Ndërkohe, autoritetet policore u shprehen se nuk mund të jepnin motiv për sulmet. “Duket sikur agresori thjesht ngiste makinën, gjente njerëz dhe i shtinte kundër tyre”, u shprehen ata.