KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Sulm i armatosur në Stamboll
sulm i armatosur ne stamboll

Sulm i armatosur në Stamboll

Persona të panjohur kryen dje një sulm të armatosur ndaj Drejtorisë së Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në Stamboll. Agresoret hapen zjarr te postoblloku i hyrjes së Drejorisë në lagjen Bajrampasha. Policët i janë kundërpërgjigjur zjarrit dhe nisen menjëherë operacionet për kapjen e sulmuesve, të cilët u larguan me shpejtësi. Disa orë me pas, policia lajmëroi se ka gjetur dy sulmuesit e fshehur në një apartament dhe i ka neutralizuar ata.