KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Sulm kamikatz në aeroportin e Stambollit “Ataturk”
aeroportin e Stambollit "Ataturk"

Sulm kamikatz në aeroportin e Stambollit “Ataturk”

Të paktën 10 të vrarë dhe 40 të plagosur është bilanci më fundit i një sulmi kamikatz në aeroportin e Stambollit “Ataturk” ndodhur të martën në mbrëmje. Sipas informacioneve bëhet fjalë për dy persona që kanë kanë hedhur veten në erë në zonën e kontrollit të pasaportave të aeroportit. Lajmin e ka konfirmuar edhe ministri turk i drejtësisë Bekir Bozdağ. Veç shpërthimeve në aeroport janë dëgjuar dhe të shtëna armësh. Në një video që ka qarkulluar në disa media shihen njerëz të ulur dhe të frikësuar në ambientet e aeroportit. Policia dhe ekipet e urgjencave mjekësore kanë mbërritur në vendgjarje dhe po ndihmojnë të plagosurit. Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për ngjarjen. Në disa atentate të mëparshme në Turqi ka qenë ISIS që ka marrë përsipër autorësinë. Qeveria turke është mbledhur në një mbledhje urgjente. Aeroporti i Stambollit “Ataturk” është nga tre aeroportet me të mëdhenj të botës. Ai është nyje kryesore në lidhjet midis Europës dhe kontinenteve të tjera.