KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Sulm me bombë në afërsi të parlamentit Afgan

Sulm me bombë në afërsi të parlamentit Afgan

Të paktën 38 persona janë vrarë dhe rreth 80 të tjerë janë plagosur në një sulm të dyfishtë me bomba në afërsi të parlamentit afgan në Kabul. Përgjegjësinë për vendosjen e bombave e morën talibanët, që thanë se objektiv i sulmit të parë ishin anëtarët e parlamentit kurse bomba e dyte synonte anëtarët e Agjencisë Afgane të Inteligjencës. Një nga shpërthimet u krye me makinë bombe ndërsa mendohet se të dyja sulmet ishin të llojit vetëvrasës.