KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Sulm me bombë në Pakistan
Sulm me bombë në Pakistan

Sulm me bombë në Pakistan

Të paktën 15 persona humbën jetën dhe 30 të tjerë u plagosen gjatë një sulmi me bombë në qytetin verior pakistanez Peshauar. Burimet e forcave të sigurisë raportuan se atentati ndodhi me një mjet shpërthyes i vendosur në një autobus i cili transportonte nënpunës shtetërorë. Në vendin e ngjarjes mbërritën menjëherë ekipe të shumta të ndihmës së shpejtë, dhe të plagosurit u dërguan në spital. Shpërthimin ende nuk e ka marrë përsipër asnjë grup, por Pakistani është vënë shpesh në shënjestër të talebanëve afgane.