KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Sulm në aeroportin e Shangait
shangai

Sulm në aeroportin e Shangait

Një shpërthim në Aeroportin ndërkombëtar “Pudong” të Shangait ka plagosur 5 persona, mes të cilëve edhe vetë autorin. Sipas zyrtarëve kinezë, ajo duket të ketë qenë një bombë artizanale, që shpërtheu pranë zonës së “check-in”-it në terminalin numër dy. Nuk është ende e qartë se përse e kishte vendosur eksplozivin dhe pse tentoi të vriste veten me thikë në fyt. Në vitin 2013, një burrë me karrocë invalidësh u kap me bombë në Aeroportin e Pekinit, një gjest që, siç u sqarua më vonë, kishte për qëllim të tërhiqte vëmendjen ndaj pakënaqësive personale. Ai u dënua atëherë me 6 vite burg. Autoritetet aeroportuale në Shangai sqaruan se incidenti nuk e ka prekur itinerarin e fluturimeve.