KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Sulm në ambasaden Izraelite në Ankara
EPA/STR
EPA/STR

Sulm në ambasaden Izraelite në Ankara

Një person i armatosur me armë të ftohtë tentoi të hyje në ambasadën e Izraelite në Ankara përpara se të “neutralizohej” nga forcat e sigurisë që hapen zjarr mbi te. Stafi i ambasades u evakuua menjëherë me të nisur ofensiva, duke u strehuar në vende të sigurta. Agresori u përpoq të qëllonte me thikë një prej rojeve të sigurisë, i cili shtiu në ajër si paralajmërim fillimisht, e më pas e qëlloi autorin në këmbë. Në Jeruzalem, zëdhënësi i Ministrisë izraelite të Punëve të Jashtme, Emanuel Nahshon njoftoi se stafi i personelit të ambasades nuk është vënë për asnjë moment në rrezik. Ngjarja u regjistrua jashtë perimetrit të ambasades”, shtoi ai, duke bërë të ditur se rrethanat e këtij sulmi janë ende të paqarta. Javën e kaluar, një sërë ambasadash në Ankara u mbyllen, për shkak të raportimeve për një sulm të mundshëm të militantëve islamike.