KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Sulm në Izrael
Sulm në Izrael 1

Sulm në Izrael

Policia izraelite ka arritur të neutralizojë sot dy agresorë palestinezë të cilët kanë hapur zjarr ndaj makinave në Jeruzalem, duke plagosur një person. Ndërkohë ushtarët izraelite në Bregun Perëndimor vranë një palestinez që u përpoq t’i godiste me thikë. Këto ngjarje vijnë pas një sulmi në Telaviv ditën e djeshme, ku një turist amerikan humbi jetën pasi u godit me thikë nga një palestinez. Zevëndëspresidenti amerikan Bajden, e dënoi këtë ngjarje, duke theksuar se nuk ekziston justifikim për akte të tilla terrori.