KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Sulm në Kansas, 4 të vdekur dhe 20 të plagosur
Sulm në Kansas, 4 të vdekur dhe 20 të plagosur

Sulm në Kansas, 4 të vdekur dhe 20 të plagosur

Një tjetër sulm i armatosur ka ndodhur në një qytet të vogël të Kansasit në SHBA, ku katër punonjës të një fabrike humbën jetën dhe rreth 20 të tjerë u plagosën, pasi një koleg i tyre hapi zjarr ndaj tyre. Agresori u neutralizua më pas nga policia. Raportohet se sulmi nuk ka lidhje me terrorizmin por po hetohet për motivin e tij. Ngjarja ndodhi pesë ditë pas një sulmi tjetër të armatosur në Kalamazu të Michiganit, ku një përson vrau gjashtë persona ndërsa shëtiste nëper qytet me makinë.