KRYEFAQJA » LAJME » Sulm terrorist në Gaziantep. 30 të vdekur dhe 94 të plagosur
Një sulm terrorist në qytetin Gaziantep në Turqi u mori jetën gjatë natës 30 personave. Numri i të plagosurve është 94. Autoritetet thanë se bëhet fjalë për një sulm të tipit vetëvrasës me bombë që vuri në shënjester një dasmë në lagjen Bejbahçe, duke premtuar se organizatorët e tij do të përgjigjen para drejtësisë. Në vendngjarje mbërriten dhjetra makina policie dhe ambulanca që dërguan të plagosurit në spital. Qyteti Gaziantep ndodhet rreth 60 kilometra larg kufirit me Sirinë. Pjesa jugore e Turqisë është goditur nga disa shpërthime vdekjeprurëse gjatë vitit të kaluar, përgjegjësinë për të cilat e kanë marrë herë militantët kurdë, herë ata të të ashtuquajturit Shteti Islamik. Sulmet shpesh janë lidhur me luftën e Sirisë.
EPA/STRINGER

Sulm terrorist në Gaziantep. 30 të vdekur dhe 94 të plagosur