KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Sulm terrorist në universitetin Baça Kan në Pakistan
studentat e Baça kan

Sulm terrorist në universitetin Baça Kan në Pakistan

Një ngjarje e rëndë tronditi sot Pakistanin. Militantë të armatosur sulmuan një universitet në pjesën veriore të vendit. Policia tha se vrau së paku dy sulmues po jo para se ata të shkaktonin një masakër të vërtetë, duke vrarë 21 persona. Militantët e armatosur hynë në universitetin Baça Kan dhe qëlluan me armë automatike mbi studentët dhe profesorët në mjediset e fakultetit të shkencave kompjuterike dhe të menaxhimit.. Janë dëgjuar edhe shpërthime. Numri i plagosurve është disa dhjetëra. Policia tha se tashmë operacioni ka përfunduar dhe se ka shpëtuar pjesën më të madhe të studentëve. Akti terrorist ndodhi jo larg qytetit Peshauar, ku këtë javë u shënua edhe një sulm tjetër terrorist me 13 viktima. Grupi pakistanez, Tehrik-e-Taliban e mori përsipër përgjegjësinë për këtë sulm ndaj universitetit.