KRYEFAQJA » LAJME » Sulm vetëvrasës në Afhganistan
Sulm vetëvrasës në Afhganistan

Sulm vetëvrasës në Afhganistan

Policia afgane bëri të ditur se 14 punonjës të huaj janë vrarë gjatë një sulmi vetëvrasës me bombë të kryer nga talebanët. Ministria e Brendshme tha se 8 të tjerë janë plagosur në sulmin që ndodhi në  mëngjes ndaj nje autobusi, i cili transportonte roje të sigurisë nga Nepali që punonin për një kompani të huaj. Automjeti u sulmua në rrugën kryesore që lidh Kabulin me qytetin lindor, Xhalalabad. Zëdhënësi i talebanëve, Zabihullah Muhaxhid tha se ky grup militantësh është përgjegjës për sulmin, duke shkruar në rrjetin social, “Twitter”, se sulmuesi vetëvrasës ka pasur objektiv “rojet e pushtuesve të huaj”, siç u shpreh ai.