KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Sulm vetëvrasës në Bagdad
bagdad

Sulm vetëvrasës në Bagdad

Një sulmues vetvrasës ka goditur një pikë kontrolli të policisë në kryeqytetin irakian, Bagdad, duke vrarë dhe plagosur shumë njerëz. Agjencitë kanë raportuar shifra të ndryshme të të vrarëve, ndërsa zyrtarët e ndryshëm të sigurisë së Irakut kanë dhënë shifra që kalojnë nga gjashtë në 12 të vrarë dhe dhjetëra të tjerë të plagosur. Një zyrtar i shërbimit mjekësor i ka thënë Associated Press se tre nga të vrarët janë policë. Askush deri tani nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, që ka ndodhur në hyrjen e një qarku që ka popullatë kryesisht shiite. Organizata terroriste, Shteti Islamik e ka marrë përgjegjësinë për sulmin e 3 korrikut në Bagdad ku u vranë mbi 290 persona.