KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Sulme me bomba në Bagdad
sulme e bagdad

Sulme me bomba në Bagdad

Bilanci i viktimave të dy sulmeve me bombë të së dielës, në tregun e një lagjeje të Bagdadit, arriti në 73 persona, pasi shumë prej viktimave që morën plagë kanë ndërruar jetë gjatë natës. 5 njerëz vazhdojnë të figurojnë si të zhdukur, ndërsa mbi 90 ndodhen ende në spital. Njeri nga shperthimet u shkaktua nga një atentator vetëvrasës që u fut mes turmës së dendur në treg, kur njerëzit u mblodhen për të dhënë ndihmë pas shpërthimit të parë. Kryeministri i Irakut bëri thirrje për rritje të vigjilencës për të parandaluar terroristët që të kryejnë sulme të tjera.