KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Sulmet e bujshme terroriste të këtij shekulli
Sulmet e bujshme terroriste të këtij shekulli

Sulmet e bujshme terroriste të këtij shekulli

Pas sulmit kundër Kullave Binjake në Nju Jork, më 11 shtator 2001, të cilat konsiderohen edhe si fillimi i sulmeve terroriste, në qytetet më të mëdha europiane janë regjistruar disa ngjarje tronditëse.
Në mars 2004, në Madrid, pas një sulmi terrorist në disa trena u vranë 191 persona dhe u plagosën mbi 1 500 të tjerë.
Në korrik 2005, në Londër, katër myslimanë britanikë shpërthyen disa bomba duke vrarë 56 persona dhe plagosur mbi 700 të tjerë.
Në mars 2010, në Moskë disa kamikaze hodhën veten në erë duke vrarë 40 persona.
Një vit më vonë, në janar 2011, të paktën 37 persona vdiqën pas një sulmi kamikaz në aeroportin ndërkombëtar ‘’Domodedovo’’.
Në janar 2015, në Paris, 12 persona vdiqën në një sulm kundër revistës satirike ‘’Charlie Hebdo’’.
Po në Paris, në nëntor 2015, ISIS-i arriti të vrasë 130 persona në një seri të koordinuar sulmesh në sallën e koncerteve ‘’Bataclan’’ dhe në pesë restorante, ndërkohë që tre kamikazë hodhën veten në erë pranë “Stade de France”.
Në janar 2016, në Stamboll, një kamikaz i ISIS-it shkaktoi vdekjen e 12 turistëve gjermanë në qendrën historike të qytetit.