KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Sulmet në SHBA, mbi 14 të vdekur
Sulmet në SHBA, mbi 14 të vdekur

Sulmet në SHBA, mbi 14 të vdekur

Ka përfunduar me 14 viktima dhe 17 të plagosur, ngjarja e ndodhur në San Bernardino e Kalifornisë, ku tre persona të armatosur hapën zjarr në një qendër trajnimi për personat me aftësi të kufizuara. Sipas policisë amerikane njëri prej agresorëve, që ka mbetur i vrarë është 28 vjeçari Said Faruk 28 vjeç, ndërsa mediat thonë se së bashku me të është vrarë nga policia dhe një grua e identifikuar si Tashfin Malik. Një i dyshuar i tretë u arrestua ndërsa përpiqej të largohej nga vendi ku ndodhi shkëmbimi i zjarrit mes policisë dhe automjetit. Ende nuk dihen motivet e sulmit, dhe policia nuk e klasifikuar ende nëse është një akt terrorist i kryer nga radikale muslimanë të ndikuar nga jashtë, apo terrorizëm i brendshëm. Ngjarja tragjike filloi në orën 11:30 të së mërkurës me orën lokale, kur në qendrën sociale po organizohej një festë krishtlindjesh. Ndërkohë, një pako e dyshuar me eksploziv u asgjëzua në kompleksin me tre ndërtesa të qendrës sociale.