KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Sulmet terroriste, Franca në zi kombëtare
Sulmet terroriste, Franca në zi kombëtare

Sulmet terroriste, Franca në zi kombëtare

Presidenti francez, Fransua Holond, në një trasmetim të drejtpërdrejtë televiziv, njoftoi tri ditë zi kombëtare, pas atentateve terroriste të së premtes në mbrëmje në Paris. Bilanci i tyre ishte 128 të vrarë dhe afro 200 të plagosur. Ai u bëri sërisht thirrje francezëve për gjakftohtësi si edhe njoftoi që të hënën do të mbante një fjalim para parlamentit. Zoti Holond  i cilësoi sulmet terroriste të një nate më parë në Paris, si një akt barbarie dhe lufte i ndërmarrë nga ISIS-i.  Ai tha se se pjesë e sulmeve kanë qenë tetë persona, përfshirë këtu edhe kamikazët. Sipas presidentit  Holond, sulmet ishin të mirëorganizuara dhe të planifikuara jashtë Francës. Ai premtoi luftë të pashembullt dhe të pamëshirshme ndaj terrorizmit dhe autorëve të tërrorit në kryeqytetin francez.