KRYEFAQJA » LAJME » Sulmet terroriste në Paris, Shqipëria në zi kombëtare
Sulmet terroriste në Paris, Shqipëria në zi kombëtare

Sulmet terroriste në Paris, Shqipëria në zi kombëtare

Shqipëria do të mbajë ta hënën zi kombëtare, në shenjë nderimi, respekti dhe kujtimi për 129 viktimat e sulmeve teroriste të 13 nëntorit në Paris. Propozimi është bërë nga kryeministri Edi Rama, i cili ka firmosur dekretin përkatës. “Në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike do të ulet flamuri në gjysmështizë dhe në orën 12:00 do të mbahet një minutë heshtje. Duke i dënuar me forcë këto akte terroriste, qeveria shqiptare mbetet thellësisht e angazhuar krah aleatëve të saj në luftën kundër terrorizmit” bëhet e ditur në njoftimin e shpërndarë me këtë rast.