KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Sulmet terroriste në Paris, të paktën 23 të arrestuar
Sulmet terroriste në Paris, të paktë 23 të arrestuar

Sulmet terroriste në Paris, të paktën 23 të arrestuar

Autoritetet franceze arrestuan 23 persona dhe sekuestruan 31 armë gjatë operacioneve të kryera gjatë natës në kuadër të gjendjes së jashtëzakonshme të dekretuar pas atentateve në Paris, njoftoi të hënën ministri i Brendshëm, Bernard Cazeneuve.
Ministri njoftoi gjithashtu se gjatë këtyre 48 orëve të fundit 104 persona janë vendosur në arrest shtëpie, të cilët janë bërë objekt i një kujdesi të veçantë nga shërbimet policore.
Të paktën tre persona janë ndaluar në Tuluzë, në lagjen ku jetonte Mohamed Merah, 23-vjeçari me origjinë algjeriane, që në mars të vitit 2012 vrau shtatë persona, mes të cilëve tre fëmijë.
Policia franceze ka ushtruar më shumë se 150 kontrolle banesash që prej sulmeve të përgjakshme të kryera të premten, bëjnë të ditur burime të qeverisë franceze. Në Lyon janë kapur armë mes të cilave edhe një raketë hedhëse, shumë pistoleta dhe një automatik i tipit kallashnikov dhe jelekë antiplumb.