KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Sulmet terroriste në Stamboll, SHBA dhe Izraeli i paralajmëruan një ditë më parë

Sulmet terroriste në Stamboll, SHBA dhe Izraeli i paralajmëruan një ditë më parë

Sulmi terrorist mund të ishte shmangur në rast se autoritetet turke do të kishin marrë në konsideratë paralajmërimet e shërbimeve sekrete izraelite për një sulm të mundshëm. Mediat izraelite, njoftojnë se Tel Avivi e kishte paralajmëruar Ankaranë se aeroporti i tyre kërcënohej nga një sulm terrorist. Nga ana tjetër Departamenti Amerikan i Shtetit një ditë më parë u kërkoi shtetasve amerikan të kenë kujdes si pasojë e rrezikut që ekziston në Turqi nga grupet terroriste. Ambasada apeloi që të shmangin sa më shumë udhëtimet sidomos në Juglindje të Turqisë. Nga një fotografi, e postuar nga Ambasada Amerikane në Turqi, bëhet me dije se shtetasit e huaj, si dhe çdo shtetas tjetër amerikan, janë të rrezikuar nga terroristët, mbi të gjitha janë objekt i akteve të tyre.