KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Sulmet terroriste që kanë goditur Turqinë në dy dhjetëvjeçarët e fundit
turkey

Sulmet terroriste që kanë goditur Turqinë në dy dhjetëvjeçarët e fundit

Sulmi i së martës është në kuadër të më shumë se dhjetë sulmeve terroriste që kanë ndodhur gjatë dy dhjetëvjeçarët e fundit në Turqi.
7 gusht 1982 – Një bombë shpërtheu në Aeroportin e Ankarasë ndërsa pasoi një betejë, ku mbetën të vdekur 11 persona dhe u plagosën 63 të tjerë. Sulmi pretendohet të jetë kryer nga Ushtria Sekrete Armene për Çlirimin e Armenisë.
6 shtator 1986 – Dy sulme vetëvrasëse u kryen nga xhihadistët islamik në sinagogën Neve Shalom në Stamboll, duke lënë të vdekur 22 persona.
28 shtator 1991 – Eksplozivë dhe bomba zjarri u hodhën në një supermarket në Stamboll, duke lënë të vdekur 17 persona dhe plagosur 23 të tjerë. Për sulmin në atë kohë u fajësua Partia e Punëtorëve të Kurdistanit.
13 mars 1999 – Dymbëdhjetë persona humbën jetën nga një sulm me bombë në një qendër tregtare të Stambollit. Për sulmin u fajësua Partia e Punëtorëve të Kurdistanit, por grupi më vonë e ka mohuar përgjegjësinë.
15 dhe 20 nëntor 2013 – Katër bomba të montuara në makina në Stamboll u goditën dy sinagoga, konsulatën britanike dhe një degë të bankës britanike HSBC, duke lënë të vdekur 63 persona, mes tyre edhe konsullin britanik Roger Short.
Qindra persona u plagosën gjatë këtyre sulmeve. Grupi militant Al-Kaida dhe një grup ekstremist turk u fajësuan për sulmet.
12 shtator 2006 – Dhjetë persona mes të cilëve shtatë fëmijë, janë vrarë nga një shpërthim i fuqishëm në Diyarbakir, qyteti më i madh në juglinjde të Turqisë i banuar kryesisht nga kurdët. Rebelët kurdë e kanë mohuar përgjegjësinë.
27 korrik 2008 – Si rezultat i dy shpërthimeve në Stamboll, 17 persona humbën jetën dhe 115 të tjerë u plagosën. Autoritetet turke fajësuan Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit.
11 shkurt 2013 – Shtatëmbëdhjetë persona janë vrarë kur një shpërthim ndodhi në një minibus sirian, 40 metra në brendësi të territorit turk në qytetin kufitar me Sirinë, Reyhanli.
11 maj 2013 – Dy makina bombë kanë shpërthyer në Reyhanli duke lënë të vdekur 52 persona. Autoritetet turke fajësuan grupet pro-Damask.
20 korrik 2015 – 24 persona humbën jetën dhe rreth 100 të tjerë u plagosën si rezultat i një sulmi vetëvrasës në qytetin e mbizotëruar nga kurdët, Suruc, që gjendet në afërsi të kufirit me Sirinë. Zyrtarët në Turqi fajësouan grupin militant Shteti Islamik.
10 tetor 2015 – 103 persona vdiqën dhe më shumë se 500 të tjerë u plagosën si rezultat i dy shpërthimeve vetëvrasëse në një tubim paqësor të aktivistëve të majtë dhe grupeve pro-kurde në Ankara. Qeveria turke ka thënë se përgjegjës është Shteti Islamik
12 janar 2016 – 13 persona u vranë dhe 14 të tjerë u plagosën si rezultat i shpërthimit në një lagje në qendër të Stambollit, që është e populluar me turistë. Sulmi vetvrasës në Stamboll u krye nga një anëtar i grupit militant Shteti Islamik.