KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Sulmi me bombë në Jemen
jemen, sulm me bombe, shperthim, viktima

Sulmi me bombë në Jemen

 

Të paktën 60 persona kanë humbur jetën pas një sulmi kamikaz me bombë në një godinë ushtarake në jug të qytetit jugor Aden në Jemen. Godina ushtarake përdorej nga milicia pro-qeveritare e rezistencës popullore. Grupi terrorist i shtetit islamik ka marrë përsipër sulmin. Ngjarja vjen pas përpjekjeve të fundit të ndërkombëtarëve për fillimin e negociatave mes qeverisë dhe rebelëve për dhënien fund të konfliktit 17-mujor, si pasojë e të cilit rreth 6600 persona kanë humbur jetën, dhe 2.5 milionë persona janë zhvendosur nga vendbanimet e tyre.