KRYEFAQJA » LAJME » Sulmi ndaj kryeministrit, dënohen tre deputetë të opozitës
Sulmi ndaj kryeministrit, dënohen tre deputetë të opozitës

Sulmi ndaj kryeministrit, dënohen tre deputetë të opozitës

Tre deputetë të PD janë dënuar me afate të ndryshme përjashtimi nga parlamenti, pasi në seancën e të enjtes hodhën objekte të ndryshme ndaj anëtarëve të qeverisë dhe kryeministrit Rama. Byroja Parlamentare përjashtoi 7 ditë nga parlamenti deputetët Gent Strazimiri dhe Bedri Hoxha, dhe me 2 ditë deputeten Albina Dedja. Pas këtij vendimi zonja Dedja ka përsëritur akuzat ndaj kryeministrit Rama për fyerje personale. “Opozita proteston për të drejtën e saj legjitime, ndërsa nga ana tjetër kemi fyerje që vijnë nga goja e kryeministrit dhe deputetëve të tij, për të mbrojtur deputetët e inkriminuar”, ka deklaruar deputetja Dedja.
Byroja nuk ka marë në shqyrtim kërkesën e PD për të dënuar kryeministrin Rama dhe deputetin Braçe, pasi sipas opozitës ishin ata që provokuan situatën me fyerjet e tyre ndaj demokratëve.