KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Sulmi ndaj Yahoo ka goditur 500 milionë përdorues
Sulmi ndaj Yahoo ka goditur 500 milionë përdorues

Sulmi ndaj Yahoo ka goditur 500 milionë përdorues

Kompania Yahoo ka deklaruar se të paktën 500 milionë llogari janë hakuar në vitin 2014 dhe besohet se këto sulme kibernetike janë sponzorizuar nga ndonjë shtet. Ky mendohet të jetë sulmi më i madh kibernetik i kryer deri tani. Sipas Yahoo, hakerat mund të kenë vjedhur emrat, adresat elektronike, numra telefoni, të dhënat personale të përdoruesve. Por fjalëkalimet e pambrojtura, të dhënat për pagesa me kartela të bankës dhe informacione bankare, duket se nuk janë prekur nga këto sulme. “ndërsa hetimi vazhdon, ne do të vlerësojmë interesat e përgjthshme, përfshirë këtu të konsumatorëve, të aksionerëve dhe komuniteteve të lidhura me ne. Deri atëherë, ne nuk jemi në pozicion për të komentuar më shumë”, thuhet në reagimin e Yahoo. FBI ka konfirmuar sulmin kibernetik ndaj kompanisë Yahoo. Ky sulm ndaj Yahoo është ka qënë i përmasave të paparashikuara. Ai është tre herë më i madh krahasuar me sulmin në kompaninë eBay. Yahoo u ka bërë thirrje përdoruesve që të ndërrojnë fjalekalimet.